Bota

Bombarduesi rus rrëzohet në Kaukaz, humbin jetën të gjithë personat në bord

Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, thonë se shkak mund të jetë një dështim teknik.

11 Qershor 2024, 12:14 Nga M.B
Bombarduesi rus rrëzohet në Kaukaz, humbin jetën të
Bombardues SU-34

RUSIA- Një bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord. Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, thonë se shkak mund të jetë një dështim teknik.

“Një avion SU-34 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në një zonë malore në Republikën e Osetisë së Veriut - Alanisë”, shkroi agjencia RIA.

“Aeroplani u rrëzua në një zonë të shkretë. Nuk ka shkatërrime në tokë, ndërsa ekuipazhi humbi jetën”, sipas saj.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord. Sukhoi SU-34 - me origjinë sovjetike - është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi./ REL

bombardues su-34

Sondazh

Poll