Sport

Gattuso refuzon Arabinë Saudite: 'Jo' për Al Taawoun, pret një mundësi në Evropë

Negociatat mes palëve kishin më shumë se një muaj dhe disa media e konsideruan marrëveshjen të mbyllur.

11 Qershor 2024, 08:30 Nga DOSJA
Gattuso refuzon Arabinë Saudite: 'Jo' për Al Taawoun, pret

ITALI - Gennaro Gattuso nuk do të ulet në stolin e Al Taawoun. Sipas asaj që raportohet nga ‘Relevo’, trajneri kalabrez hodhi poshtë opsionin për t'iu bashkuar klubit të Pro Ligës Saudite, pavarësisht se negociatat mes palëve kishin më shumë se një muaj dhe disa media e konsideruan marrëveshjen të mbyllur.

Ish-trajneri i Napolit po pret rastin e duhur për t'u rikthyer në lojë dhe nuk dëshiron të nxitojë për asnjë vendim. Gattuso ka qenë jashtë fushës që nga shkurti i kaluar, kur Olympique Marseille vendosi ta shkarkojë atë.

Në karrierën e tij si trajner, ish-legjenda e mesfushës së Milanit ka pasur tashmë përvoja shumë të ndryshme dhe ka punuar në 7 liga të ndryshme. Në Serinë A ai drejtoi Milanin dhe Napolin, në Serinë B Palermon dhe Pizën, në Zvicër Sion, në Greqi OFI Kretë, në La Liga Valencia dhe në fund Olympique Marseille në Ligue 1.

Ja çfarë shkruan gazetari i ‘Relevo’, Jonathan Ramos: "Gattuso nuk do të jetë trajner i Al-Taawoun. Trajneri italian ka një muaj që negocion ardhjen e tij në skuadër, por për momentin ky opsion është i përjashtuar. Ai ende pret mundësinë e duhur të stërvisë sërish në Europë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll