Sport

‘Euro 2024’/ Polonia ‘e mallkuar’, dëmtimet po e ndjekin njeri pas tjetrit…

I dëmtuar me sa duket në gjurin e djathtë, Robert Lewandowski u largua në minutën e 33-të të ndeshjes Poloni-Turqi mbrëmjen e kësaj të hëne. Lajme shqetësuese për kombëtaren e saj, e cila mund të humbasë golashënuesin e saj më të mirë pak para Euro.

11 Qershor 2024, 11:00 Nga DOSJA
‘Euro 2024’/ Polonia ‘e mallkuar’, dëmtimet po e

GJERMANI - Polonia është padyshim ‘e mallkuar’. Ajo humbi Arkadiusz Milik të premten, në ndeshjen e parë përgatitore për Euro, kundër Ukrainës (3-1).

Ndërkohë, këtë të hënë në mbrëmje, trajnerit Michal Probierz iu desh të përballej me dy dëmtime të reja që mund të çojnë në tërheqje të reja nga garat kontinentale. Fillimisht ishte Karol Swiderski, sulmuesi i Verona, autori i golit të hapjes kundër Turqisë, i cili goditi në kyçin e djathtë gjatë... festimit të golit të tij (12’).

Por Polonia rrezikon të humbasë edhe më shumë, pasi edhe Robert Lewandowski u desh të heqë dorë nga vendi në minutën e 33-të, pasi ndjeu dhimbje, ndoshta në gjurin e djathtë.

Në pritje të fatit të kapitenit të tyre, ditët në vijim do të jenë stresuese për polakët, të cilët rrezikojnë të mos llogarisin dot te golashënuesi më i mirë i historisë së tyre. Në moshën 35-vjeçare, sulmuesi i Barçës priste të luante kompeticionin e tij të fundit të madh ndërkombëtar me kombëtaren e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll