Politike

Beleri u zgjodh eurodeputet, Kyriakos Mitsotakis e telefonin në burg: Përgëzime

CNN.gr shkruan se Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Belerin, ndërsa ai ndodhet në burg, ku i ka shprehur përgëzimet.

10 Qershor 2024, 18:33 Nga I.A
Beleri u zgjodh eurodeputet, Kyriakos Mitsotakis e telefonin në burg:
Beleri dhe Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka uruar Fredi Belerin për fitoren si eurodeputet, nën logon e partisë së tij Demokracia e Re. CNN.gr shkruan se Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Belerin, ndërsa ai ndodhet në burg, ku i ka shprehur përgëzimet.

“Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për ne”, tha Beleri për Mitsotakis.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e partisë "Demokracia e Re", e kryeministrit grekt, Kyriakos Mitsotakis. Beleri ka siguruar gjithsej 234,945 dhe është renditur i katërti, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Greqisë. 

fredi beleri kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll