Bota

Ish-deputetja e LDK-së: Fjalimi i Ramës për Rugovën ishte absurd dhe hipokrizi

Tërmkolli tha se fjalët e Ramës për Rugovën ishin absurde dhe hipokrizi.

10 Qershor 2024, 22:23 Nga E. D
Ish-deputetja e LDK-së: Fjalimi i Ramës për Rugovën ishte
Melihate Tërmkolli

KOSOVË- Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për fjalimin në në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”. Tërmkolli e ftuar në emisionin 'Pressing' tha se fjalët e Ramës për Rugovën ishin absurde dhe hipokrizi. Gjithashtu Tërmkolli kujtoi se si LDK bojkotoi fjalën e Ramës në Kuvendin e Kosovës në shtator të vitit 2013 pikërisht sepse ai nuk tha asnjë fjalë për Rugovën.

“Me majtë konferencë për Rugovën, nuk ka absurd dhe hipokrizi më të madhe se ajo që ka ndodh sot. Absurd mat madh ska, krejt ajo që ndodhi sot aty si ngjarje. Kujt ju dashtë Edi Rama me u çu me folë për Ibrahim Rugovën. Kur në Parlament ka shku Edi Rama, janë këta me pafytyrësinë më të madhe janë çu kanë dalë prej Parlamentit e kanë lëshu Parlamentin dhe Edi Rama nuk e ka folë një gjysmë fjale për Ibrahim Rugovën. Kur u bo Ibrahim Rugova njeri më i mençur më i ditur sot për Edi Ramën, çka ju dasht sot. Çka ju dasht sot Lumirit e Edi Ramës sot kjo konferencë”, tha ajo.

melihate tërmkolli

Sondazh

Poll