Bota

Përmbyset varka me dhjetëra emigrantë nga Afrika, mbyten 38 prej tyre

Gjithashtu Hadi Al-Khurma, drejtori i qarkut Rudum, tha se anija u mbyt para se të arrinte në brigjet e provincës Shabwa, në lindje të Adenit.

10 Qershor 2024, 21:40 Nga e, d
Përmbyset varka me dhjetëra emigrantë nga Afrika, mbyten 38 prej
foto ilustruese

JEMEN- 38 emigrantë që vinin nga Briri i Afrikës raportohet se janë mbytur pasi varka e tyre u përmbys pranë Jemenit. Gjithashtu Hadi Al-Khurma, drejtori i qarkut Rudum, tha se anija u mbyt para se të arrinte në brigjet e provincës Shabwa, në lindje të Adenit.

“Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 nga emigrantët, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë zhdukur. Kërkimi është ende në vazhdim dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin,” tha ai.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.

emigrante viktima

Sondazh

Poll