Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën e SHBA për armëpushim në Gaza, Rusia abstenon

Gjatë votimit në Këshill, 14 nga 15 anëtarët ishin pro rezolutës, ndërsa kishim edhe një abstenim nga Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm.

10 Qershor 2024, 22:07 Nga E. D
Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën e SHBA për
foto ilustruese

SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë amerikane që mbështet propozimin e fundit të pengjeve dhe armëpushimit izraelit dhe i bën thirrje Hamasit që ta pranojë ofertën. Gjatë votimit në Këshill, 14 nga 15 anëtarët ishin pro rezolutës, ndërsa kishim edhe një abstenim nga Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm.

Ky është plani i paraqitur nga presidenti amerikan Biden, i cili i bëri një thirrje dramatike të dyja palëve Izraelit dhe Hamasit që ta pranojnë atë. Izraeli e kundërshtoi rezolutën, duke mos u pajtuar me disa nga amendamentet e bëra në tekst, me SHBA-në që propozoi amendamente nga ana e saj, duke hequr, për shembull, kundërshtimin e tij të qartë ndaj krijimit të zonave mbrojtëse izraelite në Gaza.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll