Aktualitet

Tentuan të grabisnin makinën ‘Security’ në Kashar, grabitësve u del huq, nuk gjetën para brenda

2 Dhjetor 2019, 12:26 Nga DOSJA
Tentuan të grabisnin makinën ‘Security’ në Kashar,

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme, ku disa grabitës kanë ndaluar një makinë ‘Security’, e cila përdoret për transportin e parave. 

Pasi kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë, grabitësit kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se grabitësit janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ku pas një qendre tregtare kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar furgonin e vjedhur.  Pas kontrollit që kanë bërë, grabitësit kanë kuptuar se brenda tij nuk ka pasur para dhe kanë vendosur që ta braktisin

Tanimë furgoni ndodhet në zonën e Kasharit, ku edhe po kontrollohet nga grupi hetimor për shenja të grabitësve. Ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet makina ne kashar kashar grabitet makina ne kashar kashar

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2019, 09:54

Durrës- Dëmet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë sjellë edhe shumë dëme  banesash në qytetin e Durrësit.Shumë banorë ndodhen ende para bashkisë së Dur...