Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria Lezhë: Nuk kemi nisur hetime, pallatet e dëmtuar kanë qenë të viteve 70′
LEZHË- Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta dhe në Lezhë, por Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim. Sipas një njoftimi nga Prokuroria bëhet me dije se në këtë institucion nuk ka asnjë referim apo kallëzime nga qytetarët për situatën pas tërmetit.
“Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019“, shtohet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË
Në rrethin e Lezhës, rezulton se ka patur vetëm dëme materiale në 9 (nëntë) pallate dhe 145 apartamente, të cilat aktualisht janë në proces verifikimi nga grupi i punës nëse janë apo jo banesa të banueshme. Të gjitha pallatet e dëmtuara janë të ndërtuara gjatë viteve 70. Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019. Po ashtu nga verifikimet e deritanishme nuk ka patur shtesa apo ndërhyrje të mëvonshme në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Në prokurorinë e Rrethit Lezhë nuk ka asnjë referim apo njoftim për ndonje ngjarje apo të ketë patur kallëzim nga qytetarët për situaten post-tërmetit të datës 26.11.2019, e per rrjedhoje nuk ka procedim penal të regjistruar.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Durrësit dhe Tiranës kanë nisur hetimet 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës nisin hetimet: Bashkia të japë informacion për banesat e dëmt
DURRËS- Prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës kanë nisur hetimet pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se organi i...
“Sot zbresin në terren 50 inxhinierë”/Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e
Tiranë– Në konferencën me ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecën dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin ...
Xhaçka falenderon BE-në: Treguat se jeni miq të mirë, do rindërtojmë çdo banesë të dëmtuar (VD)
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një konferencë për mediat krah ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Në fjalën e saj Xha&ccedi...
“Më sill uratën, se Biblën e kam me vete”, porosia që e arrestuara Xhuljana Aliaj i dha avokatit para gjyqit
Durrës- Ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Durrësit do të jepet masa e sigurisë për 25-vjeçaren Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje pan...
Nuk gjen qetësia Shqipëria, dy tërmete shkundin sërish vendin. Ja sa ku ishte epiqendra këtë herë
TIRANË- Dy tërmete të forta kanë shkundur Shqipërinë pak minuta më parë. Sipas informacioneve nga EMSC bëhet me dije se lëkundja e parë është shënuar në o...
Pallati i çarë në mes, banorja denoncon: Jemi në rrezik, shtesa pa leje është shkëputur nga strutura (FOTO+VD)
TIRANË– Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të shumta dhe në Tiranë. Përveç çarjeve të mureve, duket se lëkundjet kanë &ccedi...
Raporti: Shqipëria trafikuesja më e madhe e kanabisit në BE, paratë i transportojnë me makinë, investohen në ndërtim e t
Shqipëri-Raporti “Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA) e përmend Shqipërin...
Ringritja pas tërmetit, metodologjia e profesorëve amërikanë: Si duhet vepruar me strukturat e dëmtuara
TIRANË- Në përgjigje të tërmeteve të kaluara në Kaliforni dhe në Japoni komunitetet e prekura i janë drejtuar sfidës së riparimit dhe rindërtimit pas tërme...
Pasojat e tërmetit tragjik, Raporti: 2633 të akomoduar në hotele, 22 në spitalin e Traumës, 17 banesa u shembën në Durrë
Shqipëri- Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pari 51 jetë të humbura. Zyra Qendrore e Menazhimit të Emergjencave ka publikuar shifrat për dëmet dhe jet...