Aktualitet

2 Dhjetor 2019, 09:54 Nga DOSJA

Durrës- Dëmet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë sjellë edhe shumë dëme  banesash në qytetin e Durrësit.

Shumë banorë ndodhen ende para bashkisë së Durrës dhe kërkojnë ekspertë për të parë banesat e tyre.

Një prej tyre është shprehur për “Ora News” se ka vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë. Por ai ka treguar se banesa e tij është e shkatërruar dhe kërkon nga pronari i pallatit që t’i kthejë paratë.

“”Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse ti marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Ai iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet, në godinat që kanë ndërtuar ata. Ndryshe u shpreh ai do të përballen me pasojat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banori në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019 banori në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll