Sport

VD/ Belgjika ‘stërvitet’ me Luksemburgun, 3-0 dhe dopiedë për Lukakun!

Belgjika këtë herë nuk e nis si favorite e turneut dhe ndoshta ky presion më i vogël mund të jetë avantazh për ‘Djajtë e Kuq’

8 Qershor 2024, 22:35 Nga DOSJA
VD/ Belgjika ‘stërvitet’ me Luksemburgun, 3-0 dhe dopiedë

BELGJIKE - Pak minuta më parë përfundoi ndeshja miqësore mes  Belgjikës dhe  Luksemburgut: ‘Djajtë e Kuq’ fituan 3-0, falë një dopiede të shënuar nga Romelu  Lukaku (42’ dhe 57’) dhe një goli të Leo Trossard (81’).

Ishte një prove për skuadrën e Domenico Tedesco-s, i cili luajti titullarët më të mirë, me sulmin e përbërë nga Leandro Trossard, Kevin De Bruyne, Jeremy Doku, pas qendërsulmuesit Romelu Lukaku, që veshi fanellën e Romës në këtë sezon të fundit.

E rilindur nga hiri i Katarit 2022, Belgjika filloi sërish nën drejtimin e Domenico Tedesco-s, duke u kualifikuar lehtësisht në “Euro 2024”. Duke lënë mënjanë mbrojtjen me 3 lojtarë, rruga ishte pothuajse e qartë, me “Djajtë e Kuq”, të udhëhequr nga një sulmues i madh si Romelu Lukaku dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kualifikueseve.

Ndryshe nga viti 2016 dhe 2020, ku pamë shkëlqimin maksimal të talenteve të tyre, Belgjika këtë herë nuk e nis si favorite e turneut dhe ndoshta ky presion më i vogël mund të jetë avantazh për ‘Djajtë e Kuq’.

Mungesa e Courtois ishte domethënëse, pasi ai humbi pothuajse të gjithë sezonin për shkak të dëmtimit, por u rikuperua në kohë për të fituar Champions League duke luajtur finalen si titullar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll