Art&Argëtim

“Do ju lutesha të që jepnin kontribut të gjithë”/ Ermal Meta bën gjestin e madh, premton ndërtimin e shtëpisë së fa

2 Dhjetor 2019, 08:37 Nga DOSJA
“Do ju lutesha të që jepnin kontribut të

Shqipëri- Tërmeti i 26 nëntorit ka prekur edhe artistët të cilët ndodhen jashtë vendit.  Një ndër ta edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili po korr sukses jashtë vendit. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Meta lajmëron se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, e cila u shkatërrua nga tërmeti, që ata të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë.”, shprehet ai në rrjetet sociale.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Deri më tani në spitalin e Traumës 22 persona. 17 ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal meta ermal meta bën gjesin e madh ermal meta ermal meta bën gjesin e madh

Sondazh

Poll