Art&Argëtim

Tërhiqet nga Kënga Magjike, Gjebrea i kërkon hapur Besës të kthehet: Do të këndojmë për të ndërtuar (FOTO)

1 Dhjetor 2019, 12:35 Nga DOSJA
Tërhiqet nga Kënga Magjike, Gjebrea i kërkon hapur Besës

TIRANË- Më 26 nëntor Shqipëria u përball me tërmetin tragjik që u mori  jetën 51 njerëz dhe lëndoi rreth 900 të tjerë. Pas kësaj situate teje delikate këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima e cila prezantoi edhe këngën e saj që do të performonte në “Këngën Magjike”, ka deklaruar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se ka hequr dorë nga ky festival për shkak se ajo vet nuk ndihej e gatshme për të kënduar pas kësaj ngjarje.

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”-shkruan Besa.

Por menjëherë pas këtij njoftimi të Besës ka reaguar edhe kantautori injohur Ardit Gjebrea i cili prej vitesh tashmë organizon festivalin e Këngës Magjike, teksa i thotë Besës që të mos heq dorë, por të marrë pjesë në këtë festival pasi për të gjithë ata që do të  marrin pjesë këtë vit do të ketë misionin, i cili konsiston në të kënduartit për të ndërtuar, dhe se të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”-shkruan Gjebrea.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea besa heq dore nga kenga magjike besa kokëdhima kënga magjike termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 ardit gjebrea besa heq dore nga kenga magjike besa kokëdhima kënga magjike termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Nëntor 2019, 16:01

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi është revoltuar me kolegët e tij, që sipas këngëtarit, në rrjetet sociale reklamojnë jetën luksoze...