Aktualitet

I dënuar me burg për vjedhje, arrestohet në Gjermani shqiptari i shpallur në kërkim

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij personale, oficerët zbuluan se prokuroria publike e Dyseldorfit ishte në kërkim të 32-vjeçarit shqiptar për veprën penale të vjedhjes, për të cilën ai ishte dënuar në maj të vitit 2019.

7 Qershor 2024, 19:21 Nga B.Z
I dënuar me burg për vjedhje, arrestohet në Gjermani shqiptari i
Foto ilustruese

GJERMANI -Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja shqiptari është ndaluar fillimit për një kontroll teksa kishte kaluar kufirin nga Holanda.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij personale, oficerët zbuluan se prokuroria publike e Dyseldorfit ishte në kërkim të 32-vjeçarit shqiptar për veprën penale të vjedhjes, për të cilën ai ishte dënuar në maj të vitit 2019.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se është dërguar në një institucion korrektues për të vuajtur dënimin e tij me gjashtë muaj burg.

gjermani shqiptar

Sondazh

Poll