Politike

"Protesta e opozitës zëri i qytetarëve"/ Meta: Ja pse nuk mora pjesë në tubim

I pyetur se përse nuk mori pjesë në protestë Meta u shpreh se vetë ai personalisht ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.

6 Qershor 2024, 15:16 Nga B.Z
"Protesta e opozitës zëri i qytetarëve"/ Meta: Ja pse
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar së fundmi protestën e thirrur nga opozita që u mbajt pasditen e kësaj të enjte para Kuvendit në Tiranë, teksa u shpreh se protesta e opozitës është zëri i qytetarëve. I pyetur se përse nuk mori pjesë në protestë Meta u shpreh se vetë ai personalisht ishte në aeroport, duke u kthyer nga takimet në Berlin, por Partia e Lirisë tha ai do të jetë në çdo protestë qytetare.

"Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën, ato janë zëri i qytetarëve për të dhënë mesazhin e fortë të anomarlitetit. Nuk kam qenë për arsye se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit kam qenë për një vizitë në Berlin, për takime në Bundestang. PL ka qenë, është dhe do jetë në çdo protestë opozitare, e bindur se kjo është e vetmja rrugë që zëri i qytetarëve të dëgjohet, por edhe të triumfojë. Pa asnjë diskutim, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, do të vijë shumë shpejt dita që, do të duhet ta shohë bashkinë nga jashtë", tha Meta.

ilir meta proteste kuvend

Sondazh

Poll