Sport

Southgate largon të parin, James Maddison nuk do të luajë për Anglinë në Euro

Mesfushori sulmues i Tottenham, James Maddison, u hoq nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nga grupi i lojtarëve të grumbulluar për të luajtur në Euro.

6 Qershor 2024, 17:17 Nga DOSJA
Southgate largon të parin, James Maddison nuk do të luajë

ANGLI - Pasi ka hyrë në lojë në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga Anglia, përfshirë edhe atë të së hënës në mbrëmje kundër Bosnjës (3-0), James Maddison nuk do të luajë në Euro.

Sipas ‘The Athletic’, mesfushori sulmues 27-vjeçar (7 ndeshje) u la jashtë grupit nga Gareth Southgate, i cili kishte thirrur 33 lojtarë dhe tani duhet të largojë edhe shtatë të tjerë.

Këtë sezon, ish-lojtari i Leicester-it dha 9 asistime shënoi 4 gola në 28 ndeshje në Premier League me Tottenham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll