Sport

VAR mbetet në Premier League: vetëm Wolverhampton votoi kundër teknologjisë

Rezultati? 19 vota për VAR kundër 1, padyshim ai i Wolverhampton.

6 Qershor 2024, 15:44 Nga DOSJA
VAR mbetet në Premier League: vetëm Wolverhampton votoi kundër

ANGLI - VAR mbetet në Premierligë. Klubet e Premier League votuan, pothuajse unanimisht, në favor të ruajtjes së teknologjisë në ligën angleze, duke hequr dorë nga ideja për heqjen e këtij mjeti, pas propozimit zyrtar të paraqitur nga Wolverhampton në maj.

Rezultati? 19 vota për VAR kundër 1, padyshim ai i Wolverhampton.

Ky është shënimi zyrtar i Premierligës, i cili shpall rezultatin e votimit si më poshtë: “Klubet e Premierligës sot votuan pro vazhdimit të drejtimit të VAR-it në Premier League”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll