Sport

Përcaktohen detajet: Ceremonia e dhënies së “Topit të Artë” do zhvillohet më 28 tetor...

Dhënia e “Topit të Artë” të 68-të dhe nëntë çmimeve të tjera, do të bëhet më 28 tetor në Paris, u njoftua këtë të enjte…

6 Qershor 2024, 17:02 Nga DOSJA
Përcaktohen detajet: Ceremonia e dhënies së “Topit të

FRANCE - Tashmë dihet data e ceremonisë së “Topit të Artë” 2024. Ai do të jepet më 28 tetor në Théâtre du Châtelet, në Paris, për të pestën herë radhazi.

Një panel prej rreth njëqind gazetarësh ndërkombëtarë do të zgjedhë pasuesin e Lionel Messit, i cili më pas do të marrë çmimin gjatë kësaj ceremonie.

Të nominuarit do të bëhen të ditur më 4 shtator. Do të jepen gjithashtu çmimet “Topi i Artë” për femra, trofeu Kopa (i riu më i mirë) dhe Yachine (portieri më i mirë), Gerd Müller (shënuesi më i mirë) dhe Socrates (angazhimi shoqëror), si dhe trofetë e trajnerëve dhe klubeve për mashkull dhe femër 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll