Sport

Një trajner holandez për Muçin dhe Rashicën!

49-vjeçari nga Rotterdami ka firmosur një kontratë (2+1)-vjeçare me bardhezinjtë nga Stambolli. Pjesë e të cilëve janë edhe Ernest Muçi e Milot Rashica.

6 Qershor 2024, 00:46 Nga DOSJA
Një trajner holandez për Muçin dhe Rashicën!

TURQI - Besiktasi ka zgjedhur një holandez për pankinën. Fituesit e Kupës së Turqisë kanë zyrtarizuar Giovanni van Bronckhorst si timonierin e ri të skuadrës. 49-vjeçari nga Rotterdami ka firmosur një kontratë (2+1)-vjeçare me bardhezinjtë nga Stambolli. Pjesë e të cilëve janë edhe Ernest Muçi e Milot Rashica.

Van Bronckhorst ka drejtuar në Holandë (Feyenoord), Kinë (Guangzhou City) dhe Skoci (Rangers). Me ekipin tulipan fitoi titullin, Kupën (2x) dhe Superkupën (2x). Ndërkohë që në stolin e Rangers fitoi Kupën e Skocisë, teksa mbërriti në finalen e Europa League në 2022. Që u fitua Eintracht Frankfurt.

Si futbollist është aktivizuar me skuadra si Barcelona, Arsenal, Feyenoord dhe Rangers. Duke fituar tituj të shumtë, ku bie në sy Championsi me katalanasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll