Bota

Takimet në Bruksel/ Kurti: Vuçiç do që marrëveshja të shkatrrohet

Kurti i ftuar në “Debat” në A2 CNN, është shprehur se Vuçiç ka interes që të shkatërrohet marrëveshja ndërsa vet ai të mbrohet marrëveshja. 

5 Qershor 2024, 21:57 Nga E. D
Takimet në Bruksel/ Kurti: Vuçiç do që marrëveshja
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se palët kanë avancuar shumë në dialog dhe nuk është nevoja të sulmohet Kosova. Kurti i ftuar në “Debat” në A2 CNN, është shprehur se Vuçiç ka interes që të shkatërrohet marrëveshja ndërsa vet ai të mbrohet marrëveshja. 

“Ne kemi shumë më shumë se dialog ne kemi marrëveshje. Nuk është nevoja të theksojmë procesin kur kemi rezultatin. Pse nuk po respektohet marrëveshja, përgjigja është në Beograd. Ne kemi avancuar shumë në dialog, është sukses i madhe dhe i BE e SHBA kjo marrëveshje bazike, që ka aneksin zbatues të Ohrit si pjesë integrale. Takimet nuk janë thelbi, thelbi është marrëveshja. Vuçiçi ka interes që të shkatërrohet marrëveshja, unë kam interes që të mbrohet marrëveshja," tha Kurti. 

Kryeministri i pyetur në lidhje se si janë përballjet me Vuciç në të njëjtën tryezë në Bruksel, ai zbuloi disa detaje, duke dashur të theksoj se ai asnjëherë nuk ka përdorur gjuhë të ashpër apo fyese ndaj Presidentit të Serbisë.

“U bënë shumë aso tryezash. Në ato takime unë kam respektuar gjithmonë rregullat e negociatave. Gjuha e dialogimit është anglishtja dhe gjatë këtyre 3 viteve me këto takime, nuk mund të gjeni asnjë moment të vetëm, ku unë kam përdorur ndonjë fjalë që nuk është e përshtatshme edhe për fëmijët, e që nuk mund të thuhet për palën tjetër," u shpreh Kryeministri i Kosovës.

albin kurti aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll