Bota

U kap me eksplozivë në dhomën e hotelit në Francë, arrestohet 26-vjeçari me nënshtetësi ruse dhe ukrainase

Ndërsa një burim në zyrën e prokurorisë franceze kundër terrorizmit tha se ata kishin marrë përgjegjësinë për rastin dhe kishin hapur një hetim nën dyshimin për një komplot terrorist.

5 Qershor 2024, 20:50 Nga E. D
U kap me eksplozivë në dhomën e hotelit në Francë,
foto ilustruese

FRANCË- Policia franceze ka arrestuar një 26-vjeçar me shtetësi të dyfishtë ukrainase dhe ruse pasi i janë gjetur eksplozivë në një dhomë hoteli në veri të Parisit. Siç raportohet 26-vjeçari u trajtua nga zjarrfikësit pasi ai pësoi djegie të konsiderueshme pas një shpërthimi të disa prej eksplozivëve.

Ndërsa një burim në zyrën e prokurorisë franceze kundër terrorizmit tha se ata kishin marrë përgjegjësinë për rastin dhe kishin hapur një hetim nën dyshimin për një komplot terrorist. Një kontroll i mëpasshëm në dhomën e tij çoi në zbulimin e produkteve dhe materialeve të destinuara për prodhimin e pajisjeve shpërthyese. Gjithashtu agjencia vendase e spiunazhit francez DGSI po merret me hetimin e ngjarjes.

france eksplozivë

Sondazh

Poll