Aktualitet

Parandalohet krimi i rëndë/ Ushtroi dhunë ndaj familjarëve dhe kanosi nënën e tij me thikë, arrestohet 19-vjeçari në Tropojë

Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën 2 mjete thika dhe celularin e vjedhur, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

5 Qershor 2024, 12:34 Nga r.ll
Parandalohet krimi i rëndë/ Ushtroi dhunë ndaj familjarëve
foto ilustruese

TROPOJË- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja fatale është parandaluar në Tropojë. Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe ka kanosur me thikë nënën e tij. 

Gjithashtu, dyshohet se i riu i ka vjedhur celularin, njërit prej familjarëve. Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën 2 mjete thika dhe celularin e vjedhur, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i vodhi celularin, njërit prej familjarëve.

Sekuestrohen 2 mjete prerëse (thika) dhe celulari i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

tropoje

Sondazh

Poll