Politike

"Xibraka"/ Berisha: Organizatën kriminale të Olsi Ramës e goditën gjermanët! Plani ishte eksporti i dhjetëra tonelatave kokainë

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha ka hedhur akuza se Olsi Rama ishte drejtuesi i grupit të Xibrakës bashkë me disa persona të tjerë, të cilët transportonin tonelata me kokainë drejt Gjermanisë dhe tregjeve të Europës. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha ka hedhur akuza se Olsi Rama ishte drejtuesi i grupit të Xibrakës bashkë me disa persona të tjerë, të cilët transportonin tonelata me kokainë drejt Gjermanisë dhe tregjeve të Europës.

4 Qershor 2024, 20:46 Nga B.Z
"Xibraka"/ Berisha: Organizatën kriminale të Olsi Ramës
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha, ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme laboratorin e drogës në "Xibrakë" ku akuzohet si i implikuar edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. 

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha ka hedhur akuza se Olsi Rama ishte drejtuesi i grupit të Xibrakës bashkë me disa persona të tjerë, të cilët kishin plan të transportonin tonelata me kokainë drejt Gjermanisë dhe tregjeve të Europës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, e vërteta është se sapo more pushtetin, angazhove vëlla Olsin dhe u instalua në Xibrakë nën kujdesin tënd, uzina më e madhe në Ballkan e përpunimit të kokainës nga organizata kriminale shqiptaro-kolumbiane e Xibrakës me në krye Genti

Xhixhën, Olsi Ramën, Gentjan Gjonajn, Ermal Hoxhën.
Këtë organizatë kriminale ta zbuluan gjermanët, sepse për shqiptarët ti kishe zëvendësuar me Shqipëri të gjithë ata që nuk do pajtoheshin kurrë me drogën. Kishte dërguar Nallbatin famoz, Nallbatin e përjashtuar nga Policia e Shtetit nga Igli Toska për lidhje me Hakmarrjen për Drejtësi.

Olsi yt me Genti Xhixhën, Gentjan Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, drejtonin grupin e Xibrakës me një projekt makabër, eksportin e dhjetëra, dhjetëra tonelatave kokainë në Gjermani dhe tregjet e tjera të Europës. Zbulimi nga organet ligjzbatuese gjermane sigurisht bllokuan këtë projekt, por në qarkun e tyre mbeti yt vëlla o Edi Rama dhe ai është denoncuar nga Sali Berisha në parlament, në sytë e tu dhe të shqiptarëve. Është denoncuar në parlament në sytë e tu dhe të shqiptarëve të gjitha udhëtimet, kalimet e kufirit me makinën kryesore të grupit të drogës, nën shoqërinë e Genti Xhixhës, Ermal Hoxhës dhe Gentian Gjonit e narkotrafikantëve të tjerë.

sali berisha xibraka olsi rama

Sondazh

Poll