Politike

"Kam denoncuar i pari narkoshtetin"/ Berisha: Rama me mentorin e tij Xhorxh Soros krijuan në Shqipëri, Kolumbinë e Europës

Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën se bashkë me mentorin e tij Xhorxh Soros krijuan në Shqipëri, Kolumbinë e Europës.  

4 Qershor 2024, 20:25 Nga E. D
"Kam denoncuar i pari narkoshtetin"/ Berisha: Rama me mentorin e tij
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demoratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve tha se është i pari që ka denoncuar krijimin e narkoshtetit të Edi Ramës. Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën se bashkë me mentorin e tij Xhorxh Soros krijuan në Shqipëri, Kolumbinë e Europës.  

"Kurse krimin e dytë më të madh në histori, ndërtimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, rikujtoj këtu çdo shqiptar që do të dijë të vërtetën se këtë kob të vërtetë e kanë denoncuar 6 vitet e fundit mediat më të mëdha të botës në SHBA, në Kanada, Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë, Suedi, Zvicër, Danimarkë, Austri, Greqi, Itali etj.

Dhe së fundmi e denoncoi në mënyrën më të faktuar, më të fuqishme emisioni Raport i RAI3 duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombit shqiptar, zgjimit të ndërgjegjes së tyre. Edi Rama, të them këtu para shqiptarëve se unë nuk e mohoj, por e kam për përgjegjësi që jam ndër të parët në Shqipëri dhe në botë që kam dënuar narkoshtetin në këtë vend.

Edi Rama, e kam bërë këtë kur e gjithë bota e drogës do të mprihte thikat kundër meje. Por për mua interesi kombëtar, interesi i shqiptarëve është interesi i parë dhe gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme. Edi Rama, e kam denoncuar atë sepse kam mësuar se me mentorin tënd, armikun e egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros, ishe lidhur me Bogotën dhe me zyrtarët e atij vendi dhe do importoje këtu modelin kolumbian, do krijoje me doktrinën e Sorosit të rrënimit të kombit shqiptar, në Shqipëri, Kolumbinë e Europës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll