Bota

Biden: Është e arsyeshme që njerëzit të mendojnë se Netanyahu po e zgjat luftën për qëllime politike

Kritika të ngjashme ndaj Netanyahut janë bërë deri më tani nga politikanë të tjerë demokratë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë në mbarë botën, por deklarata e Biden është e pazakontë dhe flet për zemërimin që Shtëpia e Bardhë ndjen ndaj Netanyahut tetë muaj pas luftës.

4 Qershor 2024, 16:18 Nga E. D
Biden: Është e arsyeshme që njerëzit të mendojnë
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se njerëzit në mbarë botën kanë çdo arsye për të konkluduar se Benjamin Netanyahu po e zgjat luftën në Rripin e Gazës për qëllime politike. 

“Është e vështirë të thuhet nëse Netanyahu do të ndryshojë pozicionin e tij apo jo. Ka çdo arsye që njerëzit të nxjerrin atë përfundim," shtoi Biden. Ndërsa në një pikë tjetër të intervistës, i pyetur nëse Hamasi apo Izraeli ishin fajtorë për dështimin për të arritur një marrëveshje për pengjet dhe një armëpushim, fajësoi Autoritetin Palestinez, duke e quajtur ofertën e fundit izraelite shumë bujare. 

Kjo është hera e parë që Biden ka bërë në mënyrë eksplicite kritika të tilla ndaj Netanyahut, të cilat deri më tani janë kanalizuar përmes zyrtarëve të qeverisë. Kritika të ngjashme ndaj Netanyahut janë bërë deri më tani nga politikanë të tjerë demokratë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë në mbarë botën, por deklarata e Biden është e pazakontë dhe flet për zemërimin që Shtëpia e Bardhë ndjen ndaj Netanyahut tetë muaj pas luftës.

Megjithatë faktin se presidenti amerikan mbështeti Izraelin pas sulmit terrorist të 7 tetorit dhe më vonë e ndihmoi atë të zmbrapste sulmet me raketa dhe dron nga Irani. Gjithashtu zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë tani po fajësojnë Netanyahun, së bashku me Hamasin, për dështimin për të negociuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

lufta ne lindjen e mesme joe biden

Sondazh

Poll