Aktualitet

Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm, shtyhet gjyqi për Dritan Dajtin në Gjykatën e Lartë

Mësohet se Gjykata nuk ka marrë vendim për shkak të mosformimit të trupës.

4 Qershor 2024, 16:24 Nga B.Z
Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm,
Dritan Dajti

TIRANË - Gjykata e Lartë ka shtyrë gjyqin për rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e katër policëve ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2009. Gjykata Apelit të Krimeve të Rënda në 2019 e dënoi me 25 vite burg Dajtin por prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm.

Lidhur me këtë, Gjykata e Lartë nuk ka marrë vendim për shkak të mosformimit të trupës, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 11 Qershor.

Kush është Dritan Dajti?

Dajti po vuan dënimin me 25 vite burg në burgun e Peqinit pas vrasjes së katër policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 12 vite. Dajti ekzekutoi në plazhin ‘Iliria’ në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

dritan dajti gjykata e larte

Sondazh

Poll