Aktualitet

Maks Haxhia thirrje ndaj politikës: Hiqni dorë nga tipizimi, avokatët nuk janë të kriminelëve, vlerësoni profesionin tonë

Haxhia i bën thirrje publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi dhe të vlerësojë profesionin e avokatit.

4 Qershor 2024, 14:31 Nga S.B
Maks Haxhia thirrje ndaj politikës: Hiqni dorë nga tipizimi,
Maks Haxhia

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka reaguar lidhur me rastin e dhunës brutale ndaj kolegut të tij avokatit Sokol Mëngjesi. Haxhia vë theksin tek kapja e autorëve dhe tek marrja e dënimit që meritojnë.

Më tej Haxhia falenderon stafin mjekësor për kujdesin ndaj Mëngjesit si dhe falenderon edhe median e cila ka raportuar vazhdimisht mbi gjendjen shëndetësore të avokatit. Haxhia i bën thirrje publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi dhe të vlerësojë profesionin e avokatit.

“Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë. Mos e nisni vlerësimin e tyre nga pikëpamje se humbni një gjyq nga interesat e ngushta, sepse ditën tjetër do keni prapë gjyq dhe do keni nevojë për avokat.” u shpreh Haxhia.

Haxhia kishte dhe një tjetër thirrje, kësaj here ndaj politikës, duke i kërkuar që të heqin dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave apo si avokatë të kriminelëve.

maks haxhia sokol mëngjesi

Sondazh

Poll