Aktualitet

Mblidhet Dhoma e Avokatisë, Maks Haxhia flet për gjendjen e Mëngjesit: Duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga intubimi

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia gjatë fjalës së tij ka treguar për gjendjen shëndetësore të avokatit, i cili u dërgua dje drejt Athinës për mjekim më të specializuar. 

4 Qershor 2024, 13:53 Nga r.ll
Mblidhet Dhoma e Avokatisë, Maks Haxhia flet për gjendjen e
sokol mengjesi

TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka zhvilluar një mbledhje urgjente ditën e sotme lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia gjatë fjalës së tij ka treguar për gjendjen shëndetësore të avokatit, i cili u dërgua dje drejt Athinës për mjekim më të specializuar. Haxhia tregoi se trajtimi do të vazhdojë dhe duhen disa ditë që të tentohet të zgjohet nga intubimi. 

"Dua tju informoj për gjendjen shëndetësore, dje është çuar me avion ambulancën në Greqi në një klinikë të specializuar dhe u informova që parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira shëndetësore. Trajtimi do të vazhdojë dhe duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor dhe kryesisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. I urojmë shërim të shpejtë dhe të jetë sa më shpejt në gjirin tonë. Por para së gjithësh për jetën e vet, të ketë shëndetin, ti monimiziohet stresi atij dhe familjes, por edhe neve.", është shprehur Haxhia.

sokol mengjesi maks haxhia

Sondazh

Poll