Aktualitet

FOTOLAJM/ Nga "ekspozita" dedikuar Veliajt tek fletushkat e ngjitura në gardhin metalik, pamjet më pikante nga protesta para bashkisë së Tiranës

Ashtu si në protestat e mëparshme, protestuesit kanë shkulur edhe gardhin e ngulur me vida në tokë. Tubimi i radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00. 

4 Qershor 2024, 12:51 Nga r.ll

FOTOLAJM/ Nga "ekspozita" dedikuar Veliajt tek fletushkat e ngjitura

TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, u zhvillua protesta e dhjetë e thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit dhe opozita.  Protestuesit kërkojnë prej disa javës dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

 

Në tubimin që zgjati rreth 1 orë, nuk kanë munguar edhe tensionet dhe përplasjet me policinë. Në nisje të tubimit qytetarët "ekspozuan" disa postera që tregojnë sipas tyre "krimet dhe bashkëpunëtorët e Erion Veliajt". Më pas qytetarët ndezën disa goma, ndërsa shtëllungat e tymit të zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. 

 

Ashtu si në protestat e mëparshme, protestuesit kanë shkulur edhe gardhin e ngulur me vida në tokë. Tubimi i radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00. Më poshte gjeni fotot nga protesta e sotme:

 

protesta para bashkise se tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll