Bota

Kurti takon fituesin e çmimit Nobel, shkrimtarin Orhan Pamuk: Ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin

Kryeministri shkruan se nuk besonte se shkrimtari i njohur, fitues i çmimit Nobel për Letërsi, e kishte ftuar për darkë.

4 Qershor 2024, 10:55 Nga r.ll
Kurti takon fituesin e çmimit Nobel, shkrimtarin Orhan Pamuk: Ishte aq
orhan pamuk dhe albin kurti

TURQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk, me të cilin ka darkuar në një restaurant në lagjen Beyoglu të Stambollit.

Përmes një postimi në Facebook", Kurti ka treguar emocionet e takimit mes tyre. Kryeministri shkruan se nuk besonte se shkrimtari i njohur, fitues i çmimit Nobel për Letërsi, e kishte ftuar për darkë. Ai tregon se Pamuk ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin.

POSTIMI I PLOTË: 

Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj.

albin kurti orhan pamuk

Sondazh

Poll