Aktualitet

“Do të protestoj deri sa të kem frymë”, aktori Mehdi Malkja: Molotovi nuk hidhet kundër policëve, por për qelbësirën që është brenda!

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore. Ai më tej shtoi se do të protestojë dërisa të ketë frymë.

4 Qershor 2024, 11:34 Nga N.F
“Do të protestoj deri sa të kem frymë”, aktori Mehdi
Mehdi Malkja

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjesë edhe aktori Mehdi Malkja.

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore. Ai më tej shtoi se do të protestojë dërisa të ketë frymë.

“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani? Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.

mehdi malkja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll