Aktualitet

"Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i urreni? ", Neritan Liçaj në protestë: Po shkatërrohet kombi!

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria po shkatërron kombin. Ai tha se po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Aktori m tej shtoi se populli djersin ndrsa pushteti pasurohet.

4 Qershor 2024, 11:40 Nga N.F

"Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i

Neritan Liçaj

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjesë edhe aktori Neritan Liçaj.

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria po shkatërron kombin. Ai tha se po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Aktori m tej shtoi se populli djersin ndrsa pushteti pasurohet.

"Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i urreni? Çfarë iu kanë bërë shqiptarët, pse e urreni këtë vend? Sa nga ju i del rroga deri në javën e dytë? Ju mbani flamurin e Rilindjes, sepse jeni kundër popullit tuaj. Duhet të mbroni popullin dhe jo krimin. Edhe në ndërtim ka pastrim parash. Kemi parlament që nuk dinë të flasin një fjalë.

Një administratë që është skandaloze. Po shkatërrohet kombi, po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Nuk ka për ta bërë Shqipërinë ambasadorja Kim me vezë, do ta bëjmë ne. Ne djersisim, e ju pasuroheni. I huaji nuk të bën kurrë, sepse vjen për interesat e veta. Kështu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb," tha ai.

neritan liçaj protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll