Sport

Gasperini: "Superkupa e Evropës? Reali nuk ka humbur një finale që nga '83..."

Trajneri i Atalantas ka folur për ndeshjen që do të zhvillojnë kundër Real Madridit, më 14 gusht

3 Qershor 2024, 13:09 Nga DOSJA
Gasperini: "Superkupa e Evropës? Reali nuk ka humbur një finale

ITALI - Fitorja e Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve ka konfirmuar pretendentin e dytë në luftën për Superkupën e Evropës.

Skuadra bergmaske e kishte tashmë biletën e parë. Fituesi i Europa League, Atalanta dhe fituesi i këtij sezoni në Champions League, Real Madrid, do të përballen më 14 gusht për trofeun e Superkupës së Evropës. 

“Superkupa e Europës është ëndrra jonë e radhës”,- tha trajneri i Atalantas në Rai Radio 1. “Meqë e patëm këtë mundësi, pa i hequr asgjë Borussia Dortmundit, shpresa ishte të përballeshim me Real Madridin për një çështje prestigji.

Real është skuadra më e famshme në botë. Të garosh me ta për një Superkupë është diçka prestigjioze për Atalantën dhe për të gjithë Bergamon”. 

I pyetur për shanset për të mposhtur Real Madridin dhe për ta fituar atë titull, Gasperini nuk ishte shumë i bindur. “Reali nuk ka humbur një finale evropiane që nga viti 1983”,- komentoi ai. "Do të ishte diçka e jashtëzakonshme.

Edhe Liverpool dhe Bayer Leverkusen nuk kishin humbur për një kohë të gjatë, ndoshta për shkak të ligjit të numrave të mëdhenj... Tani për tani ne do t'i përmbahemi kësaj,"- shtoi ai.

Nëse fiton, Real Madridi do të bëhej klubi me më shumë tituj të këtij lloji. Ata aktualisht janë të barabartë me pesë tituj së bashku me Barcelonën dhe Milanin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Qershor 2024, 12:00

Bayern heq dorë nga xhevahiri i Schalkes

GJERMANI - Telenovela për talentin Assan Ouedraogo, një mesfushor i ri 18-vjeçar i Schalke 04, i cili thuhej se do të ishte një ...