Sport

Bayern heq dorë nga xhevahiri i Schalkes

Telenovela ka përfunduar: klubi i Mynihut nuk do të nënshkruajë me talentin Assan Ouedraogo (18) këtë verë

3 Qershor 2024, 12:00 Nga DOSJA
Bayern heq dorë nga xhevahiri i Schalkes

GJERMANI - Telenovela për talentin Assan Ouedraogo, një mesfushor i ri 18-vjeçar i Schalke 04, i cili thuhej se do të ishte një nënshkrim i ardhshëm për Bayern Munich, ka përfunduar.

Babai i tij e ka bërë të qartë se transferimi nuk do të ndodhë. Këtë e ka thënë ekskluzivisht në ‘Sky Sports’. "Fatkeqësisht, ka shumë raporte të rreme që qarkullojnë për Assan.

Fakti është se Assan dhe ne nuk u angazhuam kurrë për Bayernin, edhe pse kishim një kontratë të paguar mirë që ishte gati për të nënshkruar prej muajsh." 

"Për ne ideja dhe projekti ishin më të rëndësishme se paratë që na ofroi Bayern. Ne e dinim situatën aktuale të klubit dhe, natyrisht, e ndoqëm nga afër. Bayerni na ka njoftuar hapur dhe sinqerisht se, për arsye të ndryshme, ata nuk duan të lejojnë që Assan të transferohet këtë verë," thotë ai.

“Tani ne vazhdojmë të punojmë me Schalke 04 për të gjetur një zgjidhje të mirë për klubin dhe për Assan, i cili mori disa oferta me shkrim jo vetëm nga Bayerni, por edhe nga shumë klube të tjera”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll