Bota

VIDEO/ Shfaqja ajrore kthehet në tragjedi, përplasen dy avionë në Portugali, humb jetën një pilot

Mediat lokale raportojnë se një pilot ka humbur jetën nga rrëzimi i njërit avion.

3 Qershor 2024, 08:39 Nga N.F
VIDEO/ Shfaqja ajrore kthehet në tragjedi, përplasen dy avionë
Avionet

PORTUGALI- Dy avionë të vegjël Yakovlev Yak-52 u përplasën pasditen e djeshme teksa merrnin pjesë në një shfaqje ajrore si pjesë e një patrullimi me gjashtë avionë në aeroportin Beza në Portugalinë jugore. Lajmin e incidentit e ka konfirmuar edhe ushtria.

“Forcat Ajrore me keqardhje njoftojnë se në orën 16:05 (me orën lokale) ndërsa po zhvillohej Beja Air Show , dy avionë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore”, thuhet në njoftimin e shkurtër për shtyp, ku nuk thuhet nëse aksidenti ka shkaktuar viktima. .


Mediat lokale raportojnë se një pilot ka humbur jetën nga rrëzimi i njërit avion. Momenti i përplasjes është kapur nga fotografët e pranishëm në Beja Air Show, ndërsa në një video të postuar në Platformën X shihet edhe rrëzimi i një avioni në tokë.

 

 

portugali viktime avione

Sondazh

Poll