Sport

VIDEO/ Përfundoi 'Festa Real', i gjithë stadiumi Bernabeu këndon himnin me ekipin: Shfaqen shallet me emrin Mbappe...

Festa nisi fillimisht në Plaza de Cibeles dhe më pas në Santiago Bernabeu, ku tifozët pritën kampionët e Europës, të cilët u thirrën dhe u vlerësuan një nga një.

3 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Përfundoi 'Festa Real', i gjithë stadiumi Bernabeu

SPANJE - Një fund emocionues i një dite që Madridi nuk do ta harrojë lehtë. Kryeqyteti spanjol nderoi heronjtë e Champions League të pesëmbëdhjetë, të fituar të shtunën në ‘Wembley’ duke mundur 2-0 Borussia Dortmund.

Ekipi i Ancelottit, pas disa ngjarjeve institucionale, bëri xhiron nëpër qytet me autobusin e hapur mes turmës delirante. Festa vazhdoi fillimisht në Plaza de Cibeles dhe më pas në Santiago Bernabeu, ku tifozët pritën kampionët e Europës, të cilët u thirrën dhe u vlerësuan një nga një.

Në fund, për të mbyllur eventin, i gjithë Real Madridi u mblodh rreth trofeut dhe së bashku me të gjithë stadiumin kënduan himnin zyrtar të klubit, “Hala Madrid!...y nada más”.

Një moment vërtet i jashtëzakonshëm, mes emocionit dhe gëzimit të papërmbajtshëm. Dhe shallet e para të personalizuara të Mbappe janë shfaqur në tribuna: të hënën mund të jetë dita e madhe e shpalljes së sulmuesit francez, Galactico i ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll