Politike

Po ktheheshin nga një tubim, ndalohen në Kakavijë kushëriri i Fredi Belerit dhe një përfaqësues i OMONIA-s, iu gjetën në makinë disa fletëpalosje

"Protothema" shkruan se ata janë ndaluar pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin janë gjetur fletëpalosje të Fredi Belerit.

3 Qershor 2024, 11:04 Nga N.F
Po ktheheshin nga një tubim, ndalohen në Kakavijë kushëriri
Fredi Beleri

KAKAVIJË- Media greke, "Protothema" ka denoncuar për mes një artikulli ndalimin nga policia shqiptare të një kushëri të Fredi Belerit dhe një përfaqësues të OMONIA-s në Kakavijë. "Protothema" shkruan se ata janë ndaluar pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin janë gjetur fletëpalosje të Fredi Belerit.

Fletpalosje në të cilat bëhej thirrje për ta votuar atë si eurodeputet, pasi të dielën në mëngjes ata kishin marrë pjesë në një tubim për kandidatin për eurodeputetin e Demokracisë së Re në një hotel në Athinë. Policia shqiptare më pas ka informuar dy të ndaluarit se duhet të telefonojnë shërbimin e Antiterror për të përcaktuar nëse fletëpalosjet dhe fletëvotimet zgjedhore janë materiale terroriste.

"Për shkak se në Shqipëri shërbimi Antiterrorist funksionon deri në orën 10 të natës, dy personat qëndruan të ndaluar deri në mëngjesin e sotëm të së hënës, kur u lanë të lirë pasi nuk u gjykua se mbanin ndonjë gjë të dyshimtë," tha Syrigos shkruan më tej Protothema.

Ambasada greke në Shqipëri ishte në dijeni të ngjarjes që në momentin e parë, ndërsa Konsulli i Përgjithshëm grek në Gjirokastrës qëndroi me dy të ndaluarit gjatë gjithë kohës.

fredi beleri omonia ndalim ne kakavije

Sondazh

Poll