Politike

"Bashkia Tiranë refuzon t’iu përgjigjet deputetëve", Kryemadhi: Ngritja e Komisionit Antikorrupsion kërkon të largojë vëmendjen! Nuk ka transparencë

Kryemadhi komentoi edhe ngritjen e Komisionit Antikorrupsion. Ajo tha se ky Komision kërkon që të largojë vëmendjen ndërsa shtoi se qeverisja nuk ka transparencë.

3 Qershor 2024, 10:50 Nga N.F
"Bashkia Tiranë refuzon t’iu përgjigjet
Foto ilustruese

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh se deputetët hasin vështirësi në marrjen e informacioneve nga institucionet, duke marrë si shembull rastin e saj. Ajo u shpreh se nuk ka marrë informacione nga bashkia e Tiranës, por edhe e Vorës për çështjen e inceneratorit.


“Mbi 70 % e kërkesave të qytetarëvbe nuk marrin përgjigje nga institucionet. Ky propozim për një rol me efektiv të deputetit është mbi të gjitha një shërbim për qytetarin, në mënyrë që deputetet të kenë mundësi të interesohen për qytetarin”, tha Kryemadhi, e cila theksoi se institucionet janë bunkerizuar.

“Pr. ligji i propozuar sot thotë se nëse drejtuesit nuk japin informacion, parashikohen masa administrative. Pr. ligji besoj se do të mbështetet nga të gjithë deputetët, sepse fuqizon rolin e tyre”, shtoi ajo.

Kryemadhi komentoi edhe ngritjen e Komisionit Antikorrupsion. Ajo tha se ky Komision kërkon që të largojë vëmendjen ndërsa shtoi se qeverisja nuk ka transparencë. 

"Kemi korrupsion sepse nuk ka transparencë. Nëse do të kishte transparencë, me siguri që nuk do të ndodhte vjedhje kaq e madhe. Kur ata që kanë pushtet duhet të japin llogari, korrupsioni nuk do jetë kaq i madh sa është sot. Bashkia e Tiranës nuk i kthen përgjigje deputetëve, mendoni sesi mund t’i kthejë përgjigje një qytetari.

Komisioni ka qenë institucion që kërkon të largojë vëmendjen. Projektligji që kam propozuar, rrit prezencën e deputetit, për ata deputetë që duan të punojnë. Kur deputeti ndjen përgjegjësi, firmos edhe kallëzimin penal, merr përgjegjësi para opinionit publik dhe përpara drejtësisë," tha ajo.

monika kryemadhi komisioni antikorrupsion

Sondazh

Poll