Politike

Mbledhja e grupit të PS/ Nga pagesa për ish-punonjësit e uzinës së armëve në Poliçan, te traktati i bashkëpunimit me Ukrainën, zbardhen temat e diskutimit

Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor.

3 Qershor 2024, 10:47 Nga r.ll
Mbledhja e grupit të PS/ Nga pagesa për ish-punonjësit e
mbledhja e grupit te ps

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor.

Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj. Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.

mbledhja e grupit te ps

Sondazh

Poll