Sport

“Euro 2024”/ Sondazh racist i televizionit publik, shokohet Gjermania…

Një sondazh i porositur nga televizioni publik gjerman, që pyet për praninë e mjaftueshëm të lojtarëve të bardhë gjermanë në ekipin kombëtar, ka bërë bujë në vend.

2 Qershor 2024, 18:10 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Sondazh racist i televizionit publik, shokohet

GJERMANI - Një sondazh i porositur nga televizioni publik gjerman, i cili pyet për praninë e mjaftueshëm të lojtarëve të bardhë gjermanë në ekipin kombëtar, ka shkaktuar bujë të madhe në vend dhe është cilësuar si "racist".

"Vetë pyetja më duket e çmendur, aq më tepër që ne bëjmë një pyetje të tillë në televizionin publik," tha trajneri i kombëtares, Julian Nagelsmann, këtë të dielë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së së hënës kundër Ukrainës.

"Unë u trondita. E shoh në të njëjtën mënyrë, se është raciste. Kam ndjenjën se duhet të zgjohemi një herë e përgjithmonë,"- tha ai, kur u pyet për këtë dhe shtoi se skuadra luan për të gjithë vendin. "Shpresoj se nuk do të më duhet të lexoj më kurrë asgjë për sondazhe të tilla të ndyra,"- tha ai.

Këtë të shtunë, gjithashtu Joshua Kimmich, mbrojtësi i kombëtares gjermane, e kritikoi ashpër sondazhin, duke e quajtur atë "absolutisht racist". "Pikërisht, futbolli është një shembull se si kombet e ndryshme, ngjyrat e ndryshme të lëkurës, fetë e ndryshme, mund të bashkohen. Kështu është edhe me ne në kombëtare," tha ai.

Sondazhi, i porositur nga transmetuesi publik WDR për një dokumentar, zbuloi se dy të tretat e të intervistuarve ranë dakord, se ekipi kombëtar do të kishte shumë lojtarë me origjinë nga vende të tjera. Megjithatë, një në pesë, tha se do të ishte më mirë nëse do të kishte më shumë lojtarë të bardhë.

Ndërkohë, rrjeti mbrojti televiziv zhvillimin e sondazhit. “Ne vetë jemi të trishtuar sepse rezultatet janë ato që janë, por ato janë një shprehje e situatës aktuale sociale në Gjermani sot”,- tha shefi i sporteve të WDR, Karl Valks në një deklaratë për mediat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll