Sport

Beckham festoi Championsin e 15-të të Realit me stilin e Bellingham!

Bashkëpronari i Inter Miami dhe ish-lojtari i Real Madridit gjeti një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar ish-skuadrën e tij për fitimin e Champions League në këtë fundjavë.

3 Qershor 2024, 00:31 Nga DOSJA
Beckham festoi Championsin e 15-të të Realit me stilin e Bellingham!

SHBA - Real Madrid mundi 2-0 Borussia Dortmund të shtunën mbrëma dhe u kurorëzua kampion i Evropës për herë të 15-të në historinë e tyre. Edhe pse finalja u luajt në qytetin e tij të lindjes në Londër, ish-ylli i Merengues, David Beckham nuk ishte në mesin e dhjetëra yjeve të së kaluarës që u shfaqën në Wembley.

Dhe kjo pasi ai ndodhet në Miami për shkak të detyrimeve tek skuadra e tij e Interit, e cila dje ra viktimë e një befasie duke ngecur në një barazim (3-3).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Megjithatë, britaniku nuk e fshehu kënaqësinë për triumfin e ri të mbretëreshës dhe bashkatdhetarit të tij Jude Bellingham me një postim ndryshe në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

49-vjeçari ka postuar një foto me krahët e shtrirë dhe duke parë nga qielli pikërisht ashtu si feston edhe ylli më i ri i Realit të Madridit dhe përfaqësueses së Anglisë, Jude Bellingham, duke shkruar: “Hej Jude! Çfarë sezoni, që në të parin kampion!”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll