Sport

Mertens zbulon marrëveshjen: "Ne ramë dakord me Icardin: ai të ishte golashënuesi më i mirë, unë mbreti i asistimeve"

Kontrata e tij skadon më 30 qershor, por pritet që ai të rinovojë edhe për një sezon tjetër me verdhekuqtë.

2 Qershor 2024, 13:30 Nga DOSJA
Mertens zbulon marrëveshjen: "Ne ramë dakord me Icardin: ai

TURQI - Mesfushori belg Dries Mertens nuk do të jetë mes protagonistëve të Kampionatit Evropian, por do të vazhdojë të jetë me Galatasaray.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, që kulmoi me triumfin në Superligë, ish-lojtari i Napolit shpalli efektivisht qëndrimin e tij në klubin e Stambollit:

“E nisa sezonin e kaluar me ndjenjën se do të ishte i fundit. Për më tepër, mendova se trajneri dhe klubi donin që unë të luaja më pak. Ata blenë Ziyech, Zaha dhe Ndombele, emra të mëdhenj, por në një moment luftova për të merituar një vend në ekip dhe u befasova me të vërtetë”.

Mertens flet edhe për Icardin: "Ai po luftonte me Edin Dzekon për titullin e golashënuesit më të mirë, unë kisha dy asistime më pak se lojtari më i mirë në këtë renditje.

Kështu që unë dhe Mauro bëmë një marrëveshje: e lashë të shënonte disa gola që mund t'i kisha shënuar mua. Kështu ai u bë golashënuesi më i mirë dhe unë u bëra mbreti i asistimeve.

Mertens, 37 vjeç, ka luajtur 51 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke kontribuar me 12 gola dhe 19 asistime. Kontrata e tij skadon më 30 qershor, por pritet që ai të rinovojë edhe për një sezon tjetër me verdhekuqtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll