Bota

Familjet e pengjeve izraelite i bëjnë thirrje qeverisë të pranojë planin e Bidenit për Gazën

Në një konferencë javore për shtyp të mbajtur të shtunën, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se po bënte thirrje që qytetarët e Izraelit të dalin në rrugë për të siguruar përfundimin e marrëveshjes.

1 Qershor 2024, 21:56 Nga E. D
Familjet e pengjeve izraelite i bëjnë thirrje qeverisë të
foto ilustruese

GAZA- Familjarët e pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza i kanë bërë thirrje qeverisë së vendit të tyre që të pranojë planin e armëpushimit të paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke i bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të mbështesë publikisht propozimin.

Në një konferencë javore për shtyp të mbajtur të shtunën, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se po bënte thirrje që qytetarët e Izraelit të dalin në rrugë për të siguruar përfundimin e marrëveshjes. Forumi beson se Netanyahu mund të jetë duke penguar një marrëveshje, pasi Biden tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten se Izraeli kishte paraqitur një propozim të ri gjithëpërfshirës për t'i dhënë fund luftës.

Plani trefazor i përshkruar nga Biden synon të zbatojë një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës që përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës dhe lirimin e të gjithë izraelitëve të mbajtur robër në Rripin e Gazës. Hamasi ka treguar se është i hapur ndaj propozimit, duke rritur shpresat për ndalimin e luftës tetë-mujore të Izraelit.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll