Aktualitet

Trafikonin emigrantë/ Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e 19 të arrestuarve, lë në fuqi vendimin e GJKKO (EMRAT)

Ata kërkuan ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, por Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin.

31 Maj 2024, 15:06 Nga B.Z
Trafikonin emigrantë/ Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e 19
Gjykata

TIRANË - Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e 19 personave të arrestuar, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë të paligjshëm. Ata kërkuan ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, por Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin.

Njoftimi i Gjykatës:

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më 31.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 20 akti, datë 22.05.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personit nën hetim A.H., T.P., A.M., A.D., I.A., E.I., B.M., A.H., A.S., Sh.M., A.Sh., Xh.Ç., Xh.K., L.S., E.S., E.B., L.T., E.H., E.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 37, datë 10.04.2024, verifikuar me vendimin nr. 39, datë 14.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:


Miratimin e vendimit nr. 37, datë 10.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 39, datë 14.04.2024 të së njëjtës gjykatë, për sa ka disponuar për ankuesit A.H., T.P., A.M., A.D., I.A., E.I., B.M., A.H., A.S., Sh.M., A.Sh., Xh.Ç., Xh.K., L.S., E.S., E.B., L.T., E.H., E.D"

Nën masë sigurie “arrest me burg” janë:

1 – Endri Seiti / Akuzat: Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

2- Luan Tafalla / Akuzat: Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

3- Endrit Ismailaj / Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

4- Arnol Shpata / Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

5- Xhuljeta Çopa -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

6- Artur Mata -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

7- Antonio Speçhio – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

8 – Artan Sulaj -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

9- Luan Sulaj – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

10 – Alok Mittra – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

11- Shkëlzen Matmuja (Bokciu) – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

12- Faik Matmuja -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

13- Bukurosh Muja -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

14- Altin Hasani – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

15- Edmond Braho -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

16- Emmanuel Delphin Assako Ella -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

17-Lulzim Lami -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

18- Tomë Preka – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

19 – Xhuljo Krasniqi -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

20 – Edmond Baklli – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimina.

21- Iglan Alliçi –Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Në masë sigurie ‘arrest në shtëpi’

22- Arben Domi – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.

23- Arjel Hoxha – Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

24- Orkid Pijaneci – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

25- Arba Hysenllari – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

 

gjkko grup kriminal

Sondazh

Poll