Bota

U dhunua nga infermierët në Pejë, humb jetën e moshuara Minire Nura pas 2 vitesh

Rasti i Minire Nura ishte bërë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e dhunonin atë.

31 Maj 2024, 14:11 Nga I.A
U dhunua nga infermierët në Pejë, humb jetën e moshuara
E moshuara Minire Nura

KOSOVË- Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, e moshuara e dhunuar nga infermierët në shtëpinë për të moshuar “Orenda”. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i të ndjerës Meshari Selimaj.

“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Rasti i Minire Nura ishte bërë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e dhunonin atë. Qendra “Orenda” më pas ishte mbyllur nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor. Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

minire nura

Sondazh

Poll