Bota

Një ditë më parë u arrestuan 7 administruesit, Prokuroria e Prishtinës mohon lajmet e rihapjes së grupit famëkeq "AlbKings"

Prokuroria ka thënë se janë në monitorim të kësaj çështje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do të ndërmarrë masat e nevojshme.

31 Maj 2024, 12:55 Nga r.ll
Një ditë më parë u arrestuan 7 administruesit, Prokuroria e
prokuroria e prishtines

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mohuar të jetë hapur sërish grupi “AlbKings”, në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin foto intime dhe të dhëna personale të qytetarëve.  

“Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, demanton lajmin i cili është duke qarkulluar në portalet vendore se është hapur përsëri grupi “Albkings”, pra ky lajm iu bëjmë me dije se i njëjti është i bazuar  në grupin e mbyllur së fundmi nga organet e hetuesisë, për çka iu kemi njoftuar përmes konferencës së mbajtur gjatë ditës së djeshme. Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Prokuroria ka thënë se janë në monitorim të kësaj çështje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do të ndërmarrë masat e nevojshme.

Autoritetet në Kosovë thanë dje se kanë arrestuar shtatë persona, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Ata, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dyshohet se administronin grupin, tashmë të mbyllur, AlbKings, në Telegram. Në këtë grup shpërndaheshin fotografi intime të personave të ndryshëm, numra kontaktues të tyre, foto-montazha dhe video intime. Gjatë një konference për media, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, tha se përveç shtatë personave të arrestuar, hetimet po vazhdojnë dhe ka “gjasa reale të zgjerohen” lidhur me arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

prokuroria e prishtines grupi albkings

Sondazh

Poll