Sport

E FUNDIT! Monaco sytë tek Armando Broja, bisedimet janë të avancuara me Chelsea…

Në kërkim të një sulmuesi më të mirë, Monaco po ecën përpara me dosjen që çon te ndërkombëtari shqiptar Armando Broja, i huazuar këtë sezon nga Chelsea te Fulham.

31 Maj 2024, 11:54 Nga DOSJA
E FUNDIT! Monaco sytë tek Armando Broja, bisedimet janë të

FRANCE - Ndërkombëtari Armando Broja (19 ndeshje, 4 gola), është pjesë në grupin e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për “Euro 2024”. Nga janari, sulmuesi shqiptar ka qenë i huazuar te Fulham (8 ndeshje, 1 asistim), pasi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju. Në moshën 22-vjeçare, ai mund të shitet nga Chelsea, i cili është duke kërkuar para si pjesë e “Fair Play” Financiar.

Në këtë kuadër, ish-sulmuesi i Southampton ishte objekt i një afrimi nga Monaco, siç u zbulua të shtunën e kaluar. Negociatat janë duke u zhvilluar për blerjen e lojtarit me kontratë te ‘Blutë’ e Londrës deri në vitin 2028.

Shpërblime të shumta dhe një përqindje rishitjeje mund të lejojnë ASM, të futet në kërkim të një sulmuesi si shqiptari. pas largimit të Wissam Ben Yedder, të ulë rezultatin përfundimtar.

Edhe Watford (Angli D2) dhe AC Milan janë të vëmendshëm ndaj situatës së Armando Brojës, por francezët e Monacos duken më të avancuar në këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll