Aktualitet

FOTO/ Digjen mbetjet poshtë urës pranë lumit Drojë, vështirësi në qarkullim në autostradën Milot-Thumanë

Një ndotje e madhe me shtëllunga tymi të zi është krijuar ditën e sotme nga djegia e mbeturinave pranë lumit Drojë, në autostradën Milot-Thumanë.

30 Maj 2024, 22:19 Nga E. D
FOTO/ Digjen mbetjet poshtë urës pranë lumit Drojë,
foto nga vendngjarja

LEZHË- Ndotja dhe djegia e mbeturinave mbetet ende një fenomen shqetësues për vendin tonë. Një ndotje e madhe me shtëllunga tymi të zi është krijuar ditën e sotme nga djegia e mbeturinave pranë lumit Drojë, në autostradën Milot-Thumanë.

Si pasojë e djegies së mbeturinave është shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Djegia e mbeturinave poshtë urës së lumit Drojë, vijon që prej orëve të para të mëngjesit dhe ende zjarrfikëset e Krujës dhe të Kurbinit, nuk kanë marrë masa për shuarjen e zjarrit.

lezhe mbeturina

Sondazh

Poll