Bota

VIDEO/ Rrufeja godet tre djem në një plazh të Porto Rikos, skena dramatike u filmua nga një pushues

Një tjetër video tregon një grup kalimtarësh që përpiqen të ringjallin djemtë që humbën ndjenjat pasi u goditën nga rryma.

30 Maj 2024, 21:43 Nga E. D
VIDEO/ Rrufeja godet tre djem në një plazh të Porto Rikos, skena
pamje nga vendngjarja

PORTO RIKO- Një video e frikshme është publikuar në rrjete sociale nga plazhi Montones de Isabela në bregun verior të Porto Rikos. Bëhet fjalë për një momentin kur rrufeja godet tre djem nga SHBA-ja të moshave 7, 10 dhe 12 ku si pasojë ata bien në rërë.

Një tjetër video tregon një grup kalimtarësh që përpiqen të ringjallin djemtë që humbën ndjenjat pasi u goditën nga rryma. Ndërsa përfaqësuesi i Menaxhimit të Emergjencave, Carlos Cruz thotë se prindi i njërit prej fëmijëve ka shkuar për të marrë një shishe me ujë kur ka rënë errësira.

“Në fillim goditi dhe më pas fëmijët bërtitën”, shpjegoi ai. 

Djemtë u dërguan me urgjencë në një spital në Aguadilla. Shtatëvjeçari tha se nuk kishte ndjenja në këmbë, por ishte në një gjendje të qëndrueshme. Fatkeqësisht, gjendja e djalit 12-vjeçar cilësohet si kritike.

rrufe te rinje

Sondazh

Poll