Bota

Turbulencat e forta në avionin Singapore Airlines, bëri që të zbres 54 metra për 4.6 sekonda

Një pasagjer britanik vdiq dhe dhjetëra të tjerë u lënduan kur aeroplani Londër-Singapor u përball me turbulencat mbi Mianmar, dhe iu desh të bënte një ulje emergjente në Tajlandë.

29 Maj 2024, 16:15 Nga E. D
Turbulencat e forta në avionin Singapore Airlines, bëri që
pamje nga avioni

SIGNAPOR- Hetimet mbi turbulencat e rënda që goditën një aeroplan të aviokompanisë Singapore Airlines të martën e kaluar, zbuluan se fluturakja ra rreth 54 metra në 4.6 sekonda. Një pasagjer britanik vdiq dhe dhjetëra të tjerë u lënduan kur aeroplani Londër-Singapor u përball me turbulencat mbi Mianmar, dhe iu desh të bënte një ulje emergjente në Tajlandë.

Gjithashtu hetuesit nga Singapori kanë nxjerrë të dhëna të ruajtura në regjistruesin e të dhënave të fluturimit, dhe regjistruesin e zërit të kabinës së aeroplanit. Megjithatë raporti i tyre paraprak tha se ndryshimet e shpejta në forcën gravitacionale (shkaktuan rënien e lartësisë e cila është paksa e lartësisë së Kullës së Pizës në Itali dhe ka të ngjarë të lëndonte ata që nuk mbanin rripat e sigurimit.

signapor turbulenca

Sondazh

Poll